Ja sa shqiptarë kanë marë leje qëndrimi në Gjermani gjatë një viti

Advertisment

Rreth 80 për qind e lejeve të reja të qëndrimit të dhëna për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Bashkimin Europian janë dhënë për një periudhë më të gjatë se 12 muaj. Sipas të dhënave të Eurostat vetëm në vitin 2018 janë dhënë mbi 50 mijë leje qëndrimi për një periudhë më të gjatë se një vit, nga rreth 62 mijë e 500 leje që janë dhënë në total. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit me kohë të gjatë janë rritur me 17 për qind.

Sipas Eurostat, 15 për qind e lejeve të tjera të qëndrimit që janë dhënë për herë të parë janë lëshuar për një periudhë kohë për 6 deri në 11 muaj. Ndërsa 4 për qind e lejeve, rreth 2280 leje, janë dhënë për një periudhë kohë 3 deri në 5 muaj.

Reklame

Vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët janë vendet fqinje si Italia 23 147 leje dhe Greqia 16 936 leje, të cilët përfaqësojnë mbi 60 për qind të totalit të lejeve të lëshuara nga vendet e BEsë.

Megjithatë që pas vitit 2013, lejet e qëndrimit të lëshuara nga Gjermania janë rritur me një ritëm të shpejtë (shiko grafikun). Gjermania përgjigjet për 16për qind të lejeve të qëndrimit të lëshuara në total në vitin e fundit. Prej tyre, pjesa më e madhe, mbi 6 600 leje janë dhënë për më shumë se 12 muaj.

Ndërkohë vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit pas Gjermanisë, renditet Mbretëria e Bashkuar me mbi 3 000 leje të lëshuara në vitin e fundit, Franca me 2 143, Suedia me mbi 1 500, dhe Kroacia me 1 088.

Vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian kanë lëshuar së bashku rreth 4 416 leje qëndrimi për herë të parë, çka përfaqëson 7për qind të totalit.

Më shumë se gjysma e lejeve të qëndrimit jepen për arsye familjare, por vitet e fundit janë vënë re edhe një shtim i lejeve të qëndrimit të dhëna për arsye studimi apo punësimi. Vetëm lejet e qëndrimit të dhëna për arsye punësimi shënuan një rritje më të madhe se 70për qind në krahasim me një vit më parë./Monitor