Ja sa të holla përfitoi Shkëndija nga shitja e Valon Ahmedit

Advertisment

Valon Ahmedi prej sot edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i skuadrës kampione të Bjellorusisë, Shakhtar Soligorsk. Mesfushori kërçovarë, i cili ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare, në kampionatin bjellorus transferohet nga rradhët e Shkëndijës, te e cila skuadër qëndroi për 1 vit të plotë, pas transferimit janarin e vitit 2020 nga rradhët e skuadrës kroate të Inter Zapreshiç.

Ndryshe me fanellën “kuqezi” Ahmedi regjistroi 20 ndeshje dhe 4 gola të shënuar, edhe atë që të gjithë në stinorin vjeshtorë të sezonit aktual.

Reklame

Valon Ahmedi me Shkëndijën ishte i lidhur deri verën e vitit 2021, mirëpo oferta prej 100 mijë eurove e drejtuesve të Shakhtar Soligorsk bënë që drejtuesit e skuadrës tetovare ta lejojnë transferimin e tij, duke përfituar në këtë mënyrë një shumë të majme për tregun tonë, duke pasur parasysh se kërçovari te “kuqezinjtë” kishte ardhur si agjent i lirë.

Në të shkuarën Ahmedi është aktivizuar në Itali, Slloveni, Izrael dhe Kroaci dhe tani është gati të kthehet në një lojtar të rëndësishëm te skuadra e Shakhtar Soligorsk.