Ja si është gjendja me COVID-19 në fshatrat e Komunës së Tearcës

INFORMATË NGA SHTABI I KRIZËS –TEARCË
COVID-19 EKZISTON, ËSHTË NË MESIN TONË!

Të nderuar qytetarë të komunës së Tearcës, Shtabi i Krizës pranë komunës së Tearcës në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin e qytetarëve për ,,mbrojtje dhe parandalim të përhapjes” së virusi korona COVID-19, sot mbajti takim me banorët e f.Tearcë. Për korektësi ndaj opinionit ju njoftojmë se pjesmarrja në takim ka qenë gjithpërfshirëse nga pikpamja etnike, fetare dhe politike.

Reklame

Nga shtabi i krizës u raportua me sa vijon:
që nga fillimi pandmisë e deri më datë 17.06.2020 në komunën e Tearcës 51 qytetarë janë prekur me virusin korona, nga të cilët 27 janë aktiv.

Sipas vendbanimeve:
Nepreshten – 4 (1 aktiv)
Sllatinë ——- 8 (2 aktiv)
Tearcë ——- 31 (20 aktiv)
Përshefcë —–5 (1 aktiv)
Dobrosht —– 3 (3 aktiv)

Të gjithë të pranishmit në mënyrë anonime i dhanë përkrahje kësaj nisme, prandaj i ftojmë qytetarët e vullnetit të mirë ti bashkohen kësaj fushate për hirë të shëndetit të përgjithshëm publik, prandaj:
➡️Kontributi i secilit prej neve në këto momente është shum i nevojshëm dhe i rëndësishëm.
➡️Është obligim moral dhe qytetarë të kujdesemi për vetveten, familjen dhe të tjerët.
➡️Kujdesi i shtuar dhe repektimi i masave është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga virusi, prajndaj ju lutemi respktoni rekomandimet:

? mbani maskat mbrojtëse
?lani duart vazhdimisht
?ruani distancën fizik
?shmangni grumbullimet masive

Faleminderit për mirkuptim!
Me respekt,
Shtabi Komunal i Krizës
Tel: 075 209 891