Ja si është gjendja me COVID në Tetovë dhe rrethinë

Advertisment

Deri më sot në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me #COVID19 është 1607 Nga ky numër deri më tani janë shëruar 1220 persona kurse 93 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 225, informuan sot nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës.

Sipas komunave, numri i përgjithshëm të diagnostikuarëve me covid19, që nga fillimi i pandemisë deri më sot, është:

Reklame

-Komuna e Tetovës 1 057, Komuna e Bogovinës 126, Komuna e Tearcës 137, Komuna e Bërvenicës 91, Komuna e Jegunovcës 106 dhe Komuna е Zhelinës 86.

Deri më tani kapacitetet e Qendrës klinike në Tetovë janë duke shërbyer në mënyrë optimale pacientët dhe rastet e personave të infektuar me covid19 dhe nuk ka probleme sa ju përket kapaciteteve dhe personelit mjekësor, informon portali “tetova1”.

Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës apelon deri tek autoritetet kompetente shëndetësore që të rritet numri i termineve për testime për covid19 që bëhet nëpërmjet mjekëve amë në komunën e Tetovës.

Nga SPB Tetovë informuan se nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë shqiptuar mbi 7 000 gjoba për mosmbajtje të maskave mbrojtëse në territorin e komunës së Tetovës dhe komuave përreth.

Gjithashtu SPB Tetovë ka inicuar 2 parashtresa për bankat komerciale që nuk kanë mbajtur rend dhe nuk kanë respektuar masat mbrojtëse ndaj covid19 brenda dhe jashtë objekteve bankare.

Me fillimin me punë të çerdheve dhe shkollave fillore në komunën e Tetovës duam të informojmë me sa vijon:
-Në çerdhet e kopshit për fëmijë Rinia në Tetovë, procesin edukativ deri më tani e ndjekin rreth 200 fëmijë. Deri më sot 2 të punësuar kanë rezultuar pozitiv ndaj covid19 kurse një grup prej 7 fëmijëve gjenden në izolim shtëpiak.

Në shkollat fillore kemi 7 mësimdhënës që kanë rezultuar pozitiv me covid19, 1 punonjës administrativ si dhe 3 nxënës. Për momentin në komunën e Tetovës, mësimin me prezencë fizike e ndjekin gjithsej 3.500 nxënës nga klasa e parë deri në të tretën. Poashtu janë ndarë maska dhe dezinfektues për të gjithë nxënësit e cikleve të ulta, të cilët mësimin e ndjekin me prezencë fizike.

Në shkollat e mesme ku mësimi zhvillohet nga distanca, 3 mësimdhënës janë pozitiv ndaj covid19.
Procesi i mësidhënies nga distanca po zhvillohet në mënyrë solide në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës edhe atë përmes platformës Microsoft Teams.
Apelojmë deri te qytetarët, që për shkak të numrit në rritje të rasteve të reja me Covid19 të mos bëjnë organizim të dasmave dhe ahengjeve familjare, të cilat në të kaluarën u dëshmuan si burime të infektimit në masë.

Gjithashtu bëjmë thirrje që qytetarët t’ju përmbahen rregullave dhe masave mbrojtëse nga organet kompetente, gjegjësisht të shmanogin grumbullimet e panevojshme, të evitojnë vizitat familjare si dhe të mbajnë maska mbrojtëse.
Numri në rritje i rasteve të infektimit me Covid19, kërkon një mobilizim dhe përgjegjësi më të lartë si të institucioneve ashtu edhe të çdo qytetari.