Ja si është gjendja nëpër pikat kufitare të Maqedonisë

Fluksi i madh i mërgimtarëve që vijnë në vendlindje si dhe turistët që udhëtojnë drejt Ohrit, Strugës, por edhe Greqisë e Shqipërisë ka ngarkuar komunikacionin rrugor në vend si dhe në pikat kufitare.

Sipas Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë, në pikat kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë ka rritje të lëvizjeve të makinave, ashtu që koha e pritjes për hyrje dhe dalje është 45 minuta, përcjell INA.

Reklame

Nëpër vendkalimet e tjera kufitare nuk ka shumë pritje si dhe është regjistruar fluks më i vogël i makinave. (INA)