Ja si është gjendja shëndetësore e kryeparlamentarit Talat Xhaferi

Advertisment

Gjendja shëndetësore e kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është stabile, informuan sot nga kabineti i tij.

Në një njoftim të tyre nënvizohet se mjekët i kanë rekomanduar Xhaferit pushim dhe qetësi të domosdoshme pas aktiviteteve intensive gjatë fushatës zgjedhore, përcjell INA.

Reklame

Nga kabineti i tij po ashtu thanë se ai ka bërë disa teste për Kovid19 dhe se të gjitha kanë dalur negativ.

Xhferi u hospitalizua në Klinikën Infektive në Shkup gjatë javës së kaluar, pasi që nuk po ndjehej mirë. Sipas Kushtetutës, ai duhet që deri më 4 gusht të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit, pas zgjedhjeve të 15 korrikut.