Ja si i komenton Xhaferi lajmet për kandidaturën për Tetovën (foto)

Gjatë ditës së djeshme në disa portale u publikua lajmi për kandidaturën e mundshme të aktivistit nga Tetova, Arianit Xhaferi si kandidat i koalicionit ASH-AAA për zgjedhjet lokale në Tetovë.

“Unë nuk kam vendosur që të kandidohem për Tetovën”’ theksoi dje Xhaferi dhe nuk ka pranuar të komentoj për më tepër.

Por kjo deklaratë nuk e përjashton mundësinë që Arianit Xhaferi të jetë kandidat pasiqë ai vetë deklaron se “nuk ka vendosur” dhe kjo nënkupton se për momentin ai nuk ka vendosur.

Në ndërkohë mbrëmë në profilin e tij në facebook Xhaferi ka publikuar edhe një foto dhe ka shkruar: Kur lexoj në portale lajme për mua për të cilat as unë s’di gjë

Ndërkohë, derisa dihet që BDI do të kandidoj me kryetaren aktuale Teuta Arifin, kurse Lëvizja Besa me kryetarin e partis Bilall Kasamin-opozita shqiptare ASH-AAA ende nuk ka nxjerrë ndonjë kandidat për komunën e Tetovës.

Burime patrtiake për tetova1 konfirmojnë se disa emra janë në anketime për të vlerësuar rejtingun e tyre ku bënë pjesë edhe aktivisti Arianit Xhaferi.

Përndryshe Arianit Xhaferi është edhe aktivisti i njohur i shoqërisë civile dhe drejtuesi i organizatës “ExoGuerilla” me të cilën kishin sukses që pas një beteje të gjatë të detyronin

ndalimin e punës së Kombinatit Jugohrom deri në vendosjen e filtrave për pastrim të ajrit.
Poashtu ka qenë pjesë aktive e protestave kundër EVN-së./tetova1/