Deri me 01 Tetor, në Maqedoni parashikohen të humbin jetën 1 314 persona nga Covid-19, sipas Institutit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), informon portali “tetova1.com”.
Ky institut ka bërë projeksion se si do të vijojë situata e pandemisë për të gjithë shtetet e botës.
Në Maqedoni, sipas IHME, numri më i lartë i vi ktimave në 24 orë do të jetë në dhjetëditëshin e parë të muajit gusht, kur ky numër pritet të jetë mbi 30 vi ktima në ditë.
Modeli IHME, i quajtur edhe “modeli Chris Murray” pas drejtorit të IHME, është një model epidemiologjik për COVID-19. Ai është cilësuar si “modeli më i cituar për koronavirusin” nga The Colorado Sun, dhe “modeli i koronavirusit më me ndikim i Amerikës” nga Washington Post.
Në matjen dhe vlerësimin e shëndetit për Maqedoninë, modeli del në përfundimin se numri i shtretërve që do të nevojiten nuk kalon as 1 të tretën e atyre që janë në gjendje në vendin tonë. /tetova1/