Ja si qëndrojnë shifrat në Komunën e Tetovës, raport nga Shtabi i Krizës!

Advertisment

Sot Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës mbajti mledhjen e 10-të me rradhë, ku nga institucionet kompetente u raportua me sa vijon:

Sigma Doorsë 04.05.2020 në Tetovë dhe komunat sot janë regjistruar edhe 4 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve është 89. Gjithashtu nga ky numër deri më tani janë shëruar 42 persona kurse 6 kanë ndërruar jetë.

Reklame

Sipas komunave ky numër është si vijon:
-Komuna e Tetovës 39 (2 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovinës 29 (2 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 6
-Komuna e Bërvenicës 6 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 4
-dhe Komuna Zhelinës 5 të infektuar (1 person ka ndërruar jetë)

Edhe pse në vend dhe në komunën tonë kemi tendecë në rritje të numrit të të shëruarve, akoma kemi edhe raste të reja të diagnostifikimit me COVID19, prandaj apelojmë që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, të mbajnë distancën fizike si dhe maskat mbrojtëse konform rekomandimeve dhe masave të organeve kompetente shëndetësore në vend.

SPB Tetovë informoi se gjatë fundjavës që shkoi në komunën e Tetovës janë evidentuar 25 shkelje të orës policore, por kryesisht kufizimi i qarkullimit është respektuar nga pjesa më e madhe e qytetarëve.
Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 181 persona, në vetizolim 66, kurse në karantinë shtetërore në Kodrën e Diellit gjenden 117 persona.
Gjithashtu SPB Tetovë informoi se gjatë fundjavës janë bërë 48 vërrejtje me shkrim për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Ashtu siç kemi informuar gjatë fundjavës komuna e Tetovës ka filluar aksionin për shpërndarje të 15.000 pakove me maska mbrojtëse, doreza dhe fletushka informative si masë preventive për mbrojtje nga përhapja e COVID19 në territorin e komunës së Tetovës.
Sipas planit shpërndarës është filluar me lagjet qëndrore, ato periferike, kurse ditët në vazhdim do të mbulohen edhe fshatrat e komunës së Tetovës.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj punonjësit e administratës komunale si NP Parkingu i Qytetit për kyçjen aktive dhe punën e tyre në paketimin dhe shpërndarjen e këtyre pakove deri tek shtëpitë e qytetarëve.
Poashtu dua të informoj se shërbimet komunale vazhdojnë me dezinfektimin dhe larjen e rrugëve dhe hapësirave publike dhe ky proces do të vazhdojë me të njejtin intesitet edhe në të ardhmen

Komuna e Tetovës dhe Shtabi i krizës vazhdojnë të ndjekin dhe menaxhojnë situatën rreth përhapjes së COVID19 në komunën e Tetovës, duke ndërmarrë vendime dhe masa konkrete në të mirën e qytetarëve dhe shëndetit publik.