Ja si qëndron situata me COVID-19 në rajonin e Gostivarit

Advertisment

Në rajonin e gjerë të Gostivarit, zyrtarisht numërohen 12 pacientë të infektuar nga CoVid-19.

Të dhënat janë deri ditën e djeshme (e diel).

Reklame

Sakaq, gjatë 24 orëve të kaluara, 6 banorë të Gostivarit kanë anashkaluar orën policore.

Burimet tona pranë Policisë thonë që ndaj tyre do të merren masa konform ligjit, respektivisht nenit 206 nga Kodi Penal i RMV-së.

Nga burime pranë Policisë mëson që 148 banorë të Gostivarit aktualisht ndodhen në karantinë shtetërore.

Pas qëndrimit 3 javorë, të njëjtit obligohen që në 14 ditët e ardhshme të qëndrojnë në vet-izolim.

Për të garantuar këtë masë, qytetarët e dalë nga karantina nënshkruajnë deklaratë që do të respektojnë masën, ndërsa policia do t’i inspektojë në rast se shkelin masat.

Ndërsa, aktualisht në rajonin e Gostivarit në izolim me vendim të Inspektoratit Shtetrorë Sanitar ndodhen 51 banorë të Gostivarit, nga burime brenda Policisë.

Me dekleratë të nënshkruar për vet-izolim janë 107 banorë të rajonit të Gostivarit.

Ato obligohen të qëndrojnë në izolim 14-ditor, për të ndjekur pastaj procedurat e parapara protokolare.