Ja si u prit hapja e kufirit Bellanoc-Stançiç nga banorët e Kumanovës dhe Gjilanit (VIDEO)

Advertisment

Selimi nga Stançiçi i Gjilanit po e takon kusheririn e tij Xhavitin nga Çerkezi i Kumanovës, në pikën e re kufitare që u hap sot mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, shkruan gazeta LAJM. Në shtëpinë e tij në fshatin Stançiç, Selimi do të shtrojë darkë për mysafirët nga Kumanova. Prej sot ata do të jenë më afër dhe për të vizituar njëri-tjetrin nuk do t’u nevojiten më tepër se 30 minuta rrugë.

Edhe këta banorë nga fshati Haxhaj i Gjilanit i janë gëzuar hapjes së kufirit. Baca Milaim për gazetën LAJM, rrëfeu se si dikur i nevojiteshin 6 orë për të vizituar familjarët e tij në Kumanovë dhe Likovë.

Reklame

Hapjes së pikës kufitare Stançiç-Bellanoc i janë gëzuar edhe shumë shqiptarë nga dy anët e kufirit që këtë ditë historike e festuan me valle e tupana./Gazeta LAJM