Ja si votuan anëtarët e Kongresit, ndëshkimi i Trump erdhi nga vetë republikanët

Numërimi i Kongresit për votën e Kolegjit Zgjedhor 2020 u kryen mëngjesin e së enjtes, me disa republikanë që sfiduan fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në disa shtete.

Ndërsa kundërshtimet e tyre nuk mbizotëruan, ata patën sukses në nxjerrjen e një procesi që zakonisht është një formalitet dhe i detyroi ligjvënësit republikanë të zgjedhin midis nderimit të zgjedhjes së votuesve ose qëndrimit me Presidentin Trump.

Reklame

Debati u pezullua të mërkurën pasdite pasi një turmë pro-Trump hyri në ndërtesën e Capitol Hill me forcë. Pas kaosit të paparë dhe të dhunshëm, shumë anëtarë të kongresit ndryshuan qëndrim.

Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë zgjedhjet. Stafi i tij dhe të tjerët kanë shkuar në gjykatë në gjashtë shtete, ku diferenca totale e Biden është më shumë se 312,000, për të sfiduar votime të caktuara ose vërtetimin e votës – dhe kanë humbur më shumë se 50 çështje, përfshirë në Gjykatën e Lartë.

Kundërshtimet e republikanëve nuk mund të ndryshonin rezultatin e seancës së përbashkët për të numëruar votat elektorale, por vetëm ta zgjasnin atë. Disa shtete ku Trump ka sfiduar rezultatin e zgjedhjeve në gjykata morën kundërshtime, të cilat rezultuan në vonesa prej më shumë se dy orësh secila ndërsa dhomat debatuan dhe votuan për miratimin ose refuzimin e tyre.

Rezultati i votimit

Në Senat, për mocionin në lidhje me votat e Arizona-s, votuan pro rrëzimit të rezultatit vetëm 6 senatorë, ndërkohë 91 votuan kundër, ndërkohë këta 46 demokratë dhe 45 republikanë. Në Dhomën e Përfaqësuesve votuan pro mocionit 121 kongresmenë republikanë, votuan kundër: 83 republikanë dhe 120 demokratë.

Për mocionin mbi Pennsylvania-n, votuan pro 138 kongresmenë republikanë dhe kundër 64 republikanë dhe 218 demokratë.

Si përfundim, 147 anëtarë të Kongresit, të gjithë republikanë, mbështetën mocionet për të rrëzuar fitoren e Biden dhe 377 kongresmenë e senator i kundërshtuan. Ndër këto kishte edhe republikanë edhe demokratë.

Vetëm 8 anëtarë të Kongresit nuk votuan, ndër këta 6 republikanë dhe 2 demokratë. Ndërkohë që dy senatorë ishin me Covid dhe nuk morën pjesë në këtë votim, ndërsa një tjetër pasi kishte votuar kishte rezultuar më pas me Covid. Arizona Pensilvania dhe Xhorxhia ishin shtet që disa republikanë patën kontestime dhe debate gjatë diskutimit në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Por pati dhe nga ato republikanë që hodhën poshtë propozimet e përfaqësuesve të partisë së tyre për rrëzuar votat pro të Kolegjit Elektoral.

/ Uashington Post/ Përshtati Gazeta Shqip

https://www.gazeta-shqip.com/bota/si-votuan-anetaret-e-kongresit-ndeshkimi-i-trump-erdhi-nga-vete-republikane-1881