Ja të gjitha vendimet që i mori sonte qeveria e Maqedonisë

Advertisment
HTML Image as link

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 65-të i konfirmoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje shsëndetësore me të cilat, mes tjerash, Ministria e Shëndetësisë merr autorizime plotësuese në kushte të gjendjes së krizës të shpallur për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik dhe epidemisë së shpallur pse pandemi të sëmundjes, njofton Portalb.

Me propozim të Komitetit drejtues për koordinim dhe manexhim në sistemin për menaxhim me kriza, në seancën e sotme Qeveria e konfirmoi Propozim-vendimin për aprovim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin i propozohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të aprovojë vazhdim të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor të vitit 2021 dhe solli konkluzion që këtë propozim-vendim ta dorëzojë deri tek Kuvendi.

Reklame

Në kuadër të kësaj seance, Qeveria e miratoi Vendimin për aprovim të 184,5 milionë denarëve, gjegjësisht rreth 3 milionë euro nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 nga programi për kovid-masat për federatat sportive të cilave u është dhënë vauçer në pajtueshmëri me Ligjin për sport, me ç’rast krijohen kushte për zbatim të pandërprerë të aktiviteteve të tyre edhe në këto kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me Kovid-19.

Qeveria sot e shqyrtoi Informatën për realizim të projektit për ndërtim të gazsjellësit interkonektiv midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë dhe e obligoi Ministrinë e Financave, në bashkëpunim me Resurset kombëtare energjetike SHA Shkup, zyrtarisht t’i drejtohet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për sigurim të mjeteve për financim të këtij projekti.

Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria sot e konfirmoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme. Përmes këtij ndryshimi garantohet stabilitet në marrëdhënien e punëstë mësimdhënësve, përmirësohen mundësitë për zhvillim profesional dhe karriere dhe vendosen mundësi të reja për bashkëpunëtorë profesional.

Në kuadër të kësaj seance qeveritare u konfirmua edhe përmbajtja e Propozim-ligjit për libra dhe materiale të tjera shkollore dhe didaktike në arsimin fillor dhe të mesëm nga i cili pritet të përmirësohet cilësia e librave shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm. Sigurohet transparencë e procedurave për furnizim të librave, vendosen mekanizma për kontroll të përmbajtjes me qëllim të pengimit të hyrjes së përmbajtjeve diskriminuese. Sigurohet digjitalizim dhe qasje për personat me shikim të dëmtuar.

Qeveria solli Vendim për aprovim të planit për rehabilitim të lokacionit në SHA “OHIS”- SHkup dhe me konkluzion të Qeverisë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor obligohet të sjellë Vendim për aprovim të planit për dekontaminim përfundimtar të lindanit në rrethin e SHA “OHIS” – Shkup.