Jahte, kështjella, avione e vetura, super-pasuria e pronarit të ardhshëm të klubit të Premierligës (VIDEO)

Saudi Crown Prince Mohammed bin Salman attends a session of the Shura Council in Riyadh, Saudi Arabia November 20, 2019. Bandar Algaloud/Courtesy of Saudi Royal Court/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. - RC22FD976RTE
Advertisment

Ata lundrojnë në para. Saktësisht kanë aq shumë para sa që e kanë të vështirë se ku t’i vendosin. Jahte, kështjella, avione, vetura – kanë gjithçka.

Dhe tani synimi i madh është – klubet e fundit. Mundësisht në kampionatin më atraktiv në botë, në Premierligën angleze.

Reklame

Në këtë kampionat ka njerëz të pasur si Roman Abramovich, ku pasuria e tij llogaritet të jetë mbi 12 miliardë dollarë.

Në vitin 2003, ai e bleu Chelsean për 200 milionë funte, ose Sheikh Mansour Bin Zayed Al Nahyan, i cili ka një pasuri prej 28 miliardë eurosh dhe ka blerë Manchester Cityn në vitin 2009.

Chelsea dhe Manchester City, janë klubet me shkëlqimin më të madh në Angli prej kur u blenë nga pronarë të pasur.

Por, tani njeriu që pritet të akomodohet në futbollin anglez është Mohammed bin Salman, 34-vjeçari nga Arabia Saudite, i cili ka një pasuri prej 320 miliardë eurosh.

Newcastle United është klubi që ai ka vendosur ta blejë për 365 milionë euro, dhe marrëveshja është shumë afër që të finalizohet, gjithnjë sipas mediave në Britaninë e Madhe.

Megjithatë, në Britaninë e Madhe, MbS nuk e ka reputacionin më të mirë. Kjo për shkak se emri i tij është lidhur edhe me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll.

Në Newcastle United, pritet të ketë protesta të mëdha kundër ardhjes së tij. /Zëri.info