Jakimovski do të kandidojë në Karposh

Ish-kryetari i Komunës së Karposhtit, Stevço Jakimovski tha se do të kandidojë sërish për në krye të Karposhit.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se vendosa të kandidoj për kryetar të ardhshëm në Komunën e Karposhit në zgjedhjet lokale”, tha Jakimovski.

Ai momentalisht është kryetari i Opsionit Qytetar për Maqedoninë.

Më herët ai ka qenë kryetar nga radhët e LSDM-së, mirëpo pas themelimit të partisë së tij, ai kishte koalicion me VMRO-DPMNE-në./