Jakimovski lirohet nga arr.esti shtëpiak

32
#

Ish kreu i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, është liruar nga pa.raburgimi shtëpiak. Gjykatësi i procedurës paraprake javën e kaluar i ka hequr Jakimovskit masën e p.araburgimit shtëpiak dhe i ka caktuar m.asat e sigurisë.

Vendimi i tillë erdhi pas propozimit të prokurorit publik kompetent, i cili ka kërkuar ndërrimin e parab.urgimit me masa të kujdesit.

“Prokurori publik kompetent, deri tek gjykatësi i procedurës paraprake, ka dorëzuar propozim për heqjen e masës së parab.urgimit shtëpiak dhe caktimin e masës së kujdesit, gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe ka zëvendësuar parabu.rgimin shtëpiak me masë të kujdesit”,- njoftojnë nga Gjykata.

Gjykata i caktoi masën e parab.urgimit Jakimovskit në mars të këtij viti. Ai bashkë me katër persona të tjerë aku.zohet për k.eqpërdorim të detyrës zyrtare në periudhën prej 2011 deri në vitin 2017.

Sipas ak.takuzës, Jakimovski dhe bashkëpunëtorët e tij iu kanë mundësuar të përfitojnë fitim të pa.ligjshëm personave juridik “Alkonproekt” dhe “S. M. Kompani”, përmes ndryshimit midis çmimit real dhe shitjes në bazë të procesit të le.galizimit, me çka e kanë dë.mtuar buxhetin komunal për rreth gjysmë milion euro, thuhej në ak.takuzë.