Jakup Krasniqi rezulton pozitiv me Covid-19

Advertisment

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova, vetë ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Reklame

”Po kam rezultuar pozitiv dhe jam në izolim shtëpiak”, është shprehur ai në një prononcim të tij.
Ai nuk ka përmendur ndonjë prej simptomave që ka pasur por ka folur për përballjen e tij me virusin.

”Me shëndet jam mirë”, ka thënë ai.

Pyetur nëse e di burimin e kontaktit, ai nuk ka dhënë shumë detaje.
”Nuk është lehtë të dihet”.

”Po, mund të jetë me lidhje familjare”, është përgjigjur Krasniqi, njofton Klan Kosova.