“James po sillet si profesionist, do më pëlqente ta shihja tek Atletico Madrid”

Advertisment

James Rodriguez do të largohet nga Real Madrid. Zinedine Zidane nuk e ka në plane 29-vjeçarin, i cili mund të transferohet në Premier League (e do Carlo Ancelotti tek Everton, e pëlqen edhe Wolves) ose të transferohet tek Atletico Madrid.

Njerku i tij, Juan Carlos Restrepo, flet rreth situatës së lojtarit ofensiv në një prononcim për AS, aty ku zbulon edhe dëshirën e tij të madhe. “James është profesionist, ai ka punuar gjithmonë me shumë dëshirë dhe profesionalizëm.

Reklame

Nga këndvështrimi im, ai do të dëshironte të vazhdonte të ishte pjesë e Real Madrid, por nuk e di se çfarë mendon klubi. Nuk e kam të qartë se çfarë planesh ka Reali, por nuk ka dyshime që James po sillet si një profesionist.

Nuk mund t’i drejtoj gishtin askujt, sepse nuk kemi informacion që çfarë po ndodh brenda Realit. Di vetëm që James po impenjohet çdo ditë dhe po bën punën e tij. E ardhmja? Sinqerisht, e vetmja gjë që dua është ta shoh djalin të lumtur.

Dua ta shoh sërish në fushë dhe shpresoj të luajë me vazhdimësi. Ai e adhuron futbollin dhe ofertat nuk i mungojnë. Më pëlqen shumë futbolli spanjoll.

Është folur shumë për mundësinë e kalimit tek Atletico Madrid, dhe mund të them që më pëlqen shumë ta shoh te kjo skuadër. Kanë një stadium shumë të bukur dhe tifozë të zjarrtë“, përfundon njerku i fantazistit kolumbian. /abcnews.al