Janë djegur pesë objekte gjatë një zjarri të madh në Vejce të Tetovës, janë lënduar katër persona

Advertisment

Katër persona me lëndime më të lehta, një i hospitalizuar për ekzaminime, katër objekte të djegura-shtëpi dhe stalla me kafshë, është bilanci nga zjarri që dje pasdite ndodhi në fshatin malor të Tetovës, Vejce. Zjarri shpërtheu në orën 16:00, ndërsa u nevojitën disa orë për ta shuar.

“Intervenuam me dy kamionë dhe shtatë zjarrfikës. Dhamë maksimumin për ta vënë nën kontroll. Kishte erë që kontribuoi për përhapjen e flakëve”, theksoi Uka Aliti, komandant i Njësisë zjarrfikëse të Tetovës.

Reklame

Nga Ndihma e shpejtë mjekësore, në vendin e ngjarjes u është ofruar ndihmë katër personave, ndërsa një person është dërguar në repartin intensiv për ekzaminime të mëtutjeshme. Banorët të cilëve u janë djegur stallat, iu është shkaktuar dëm me atë që u janë djegur edhe një pjesë e kafshëve. (koha.mk)