Janë dyfishuar divorcet në Tetovë, pse po ndodhin? (VIDEO)

Dyfishim i numrit të rasteve të divorceve në Tetovë, në krahasim me vitet 2019-2020, sipas psikologut Lulzim Murtezani, ndër shkaktarët kryesor të divorceve, është rritja e vazhdueshme e emigrimit.

Në Tetovë, trendi i divorceve shënon rritje alarmante transmeton KlanM, gati se dyfish në krahasim me vitet 2019 dhe 2020. Në një shkresë të dërguar nga Gjykata Themelore në Tetovë, thuhet se në vitin 2021 ka pasur 564 lëndë për divorce. Në eitin 2020 janë shënuar 347 lëndë kurse në 2019 gjithsejt 346 lëndë për divorce.

Reklame

Psikologu, Lulzim Murtezani për tv Klan Maqedoni shprehet që shkaktarët kryesor të rritjes së divorceve janë edhe faktorët ekonomik, duke nënvizuar me theks të veçantë fenomenin e migrimit.

“Pastaj rrethanat tjera ekonomike, ju mund të shikoni që ka shumë raste për arsye të gjetjes të rregullimit të dokumentacioneve në shtetet e jashtme,edhe njerëzit formalisht krijojnë një divorc, e shpallin një divorc dhe pastaj që t`i rikthehen, mirëpo ndonjëherë edhe nuk i rikthehen. Shkojnë në Gjermani, shkojnë në Zvicër, e kështu me rradhë”, theksoi Murtezani.

Psikologu Murtezani thotë se sistemi I jetës në kushte pandemia, përkundër që ka rritur dhunën në familje, ka ndikuar edhe në rritjen e rasteve të divorceve.

“Një situatë tjetër një rrethanë tjetër, që shkakton divorcin është me siguri pandemia, ne e dijmë statistika tregon, se në përgjithësi në këto kushtet tona rritje të madhe ka abuzimi në familje, dhuna në familje dhe normalisht për shkak të dhunës, mund të ndodhë që shpeshherë edhe të shpallet divorci”, vleresoi Murtezani./KlanMaqedoni