Janë gjetur armë dhe municion në rajonin e Strugës

Advertisment

Policia gjeti 138 granata për minahedhës dore , 41 arka metalike me municion të kalibrit 7,62 dhe 12,7 mm, 30 gjuajtës RPG, 130 mbushje të granatave, 760 copë plumba të kalibrit 20 mm në një arë në afërsi të drejtimit rrugor mes fshatrave të Strugës Kalishtë dhe Frëngovë.

Nga MPB sot informuan se është njoftuar Prokuroria themelore publike – Strugë dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për ndriçimin e rastit.