Janeva para infarktit, shtrohet në spital

743
#

Ish-Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva sot është shtruar në klinikën “Zhan Mitrev” për ndjekje të mëtejme, si paciente me dyshimin se është në gjendje para infarktit, deklaroi për MIA avokatja e saj Irena Fërçkoska.

Gjendja shëndetësore e Janevës, sipas Fërçkoskës, është e rëndë ndërsa ajo ankohet për tension të lartë.

Janeva paraprakisht ka pranuar terapi përkatëse në ambulancën e burgut, ndërsa ky është kontrolli i saj i parë jashtë burgut.

Paraprakisht, mbrojtja e Janevës kërkoi që paraburgimi t’i zëvendësohet me arrest shtëpie, por Gjykata e refuzoi këtë kërkesë.

Janeva është e akuzuar në aferën “Reket” dhe është duke e vuajtur masën paraburgim në burgun hetues “Shkup”.