Japonia mbyll shkollat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit

Advertisment

Japonia ka shpallur mbylljen e shkollave në mbarë vendin për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së koronavirusit, transmeton Anadolu.

Kryeministri Shinzo Abe theksoi se ai kërkoi që të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe të larta të mbeten të mbyllura derisa festat e pranverës të fillojnë në fund të marsit.

Reklame

Kjo masë vjen në mes të shqetësimit në rritje për rritjen e numrit të rasteve të pagjurmueshme në Japoninë veriore dhe gjetkë. Japonia tani ka më shumë se 890 raste, përfshirë 705 nga një anije lundrimi në karantinë.

Zyrtarët në ishullin verior të Japonisë, Hokkaido sot theksuan se janë duke mbyllur të gjitha 1600 shkollat fillore dhe të mesme në prefekturën e ishullit, me guvernatorin duke thënë se dy javët e ardhshme janë të rëndësishme për të luftuar virusin.