Jeff Bezos me vëllain do të shkojnë në hapësirë

Jeff Bezos, një ndër njerëzit më të pasur në botë, do të udhëtojë në hapësirë. Themeluesi i Amazonit, thotë se do të jetë pjesë e fluturimit të parë me ekuipazh të anijes së tij kozmike “Blue Origin”.

Raketa rreth 18 metra e gjatë, e emërtuar “New Shepard”, do të fluturojë për 11 minuta më 15 korrik. Pritet që të shkojë deri në 96 kilometra sipër tokës.

Në kabinën e anijes do të jenë gjithsej gjashtë persona. Përveç Jeff Bezos, pjesë e ekuipazhit do të jetë dhe vëllai i tij Mark. Një vend është rezervuar për fituesin e ankandit që është aktualisht në progres. Oferta më e lartë deri më tash është 2.8 milionë dollarë.