Jeni shumë të “apasionuar” pas tyre? Do të “shta ngeni” kur të mësoni sa orë ecje ju duhen për tretjen e një pice

Hulumtuesit sugjerojnë, që në paketimet e ushqimeve duhet të shkruhet se sa kohë dhe ushtrime fizike duhet të bëjë një person, që t’i djegë kaloritë e atij produkti, shkruan BBC, transmeton Express.

“Njerëzit duhet të informohen që të duhen 4 orë ecje për t’i djegur kaloritë e një pice, apo 22 minuta për t’i djegur kaloritë e një copëze çokollatë”, janë shprehur hulumtuesit.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Sipas tyre, nëse prodhuesit do ta bënin këtë gjë, atëherë njerëzit do të inkurajoheshin që të hanin sa më shëndetshëm dhe do të hiqnin dorë më lehtë nga ushqimet e këqija për shëndetin.

Sipas studiuesve nga Universiteti Loughborough, të cilët kanë analizuar informacionet e 14 studimeve të mëparshme, nëse kjo gjë do të bëhej, atëherë do të shkurtoheshin 200 kalori nga doza ditore e kalorive që njerëzit zakonisht i marrin.

Duke marrë parasysh rritjen e numrit të personave me mbipeshë, edhe ekspertët e shëndetësisë thonë se nëse prodhuesit do të ceknin sa kohë merr një ushqim të tretet plotësisht, atëherë edhe numri i personave obezë do të pësonte rënie.

“Ne e dimë se shumë njerëz përballen me çrregullime të ngrënies, prandaj informimi i saktë i tyre rreth kalorive dhe kohës, që ju duhet atyre që t’i djegin ushqimet, do të zvogëlonte rrezikun e këtyre çrregullimeve”. /Express