Jeta e Jakupit 2 vjeçar varet nga 600 euro i nevojitet aparati për frymëmarrje

Advertisment

Kemi mësuar që varfëria është gjendja në të cilën mungon një sasi e caktuar jetike e pasurisë materiale ose të të hollave. Varfëria apo skamja i referohet mungesës së nevojave themelore të njeriut, të cilat zakonisht përfshijnë ushqimin, ujin, higjienën, veshjen, strehimin, kujdesin shëndetësor dhe arsimimin.

Por, kur varfërisë i shton edhe epitetin jetim, jeta bëhet ende më e rëndë. Një fat të hidhur e ka pasur edhe familja Ademi nga fshati Mojancë e rrethinës së Shkupit, njofton Agjencia e Lajmeve FLAKA

Reklame

Familja gjashtë anëtarëshe deri para 7 muajve jetonte në kushte të rënda ekonomike, por gjendja u bë ende më e mjerueshme kur nga Kacneri ndërroi jetë kryefamiljari i kësaj familje.

Tani jeta për zonjën e shtëpisë, Sadije Ademi, nënës së të ndjerit dhe tre fëmijët e vegjël është bërë e papërballueshme. Janë dy vëllezër dhe një motër që jetojnë ditë të vështira të fëmijërisë së tyre. Është Sahiti 5 vjeç, Sadberja katër vjeçe dhe Jakupi i cili ka vetëm dy vjet. Ky i fundit, pos kushteve të vështira të jetesës, ka edhe një brengë të madhe, vuan nga asma një sëmundje kronike që përfshin inflamacion dhe ngushtim të bronkeve, ose rrugëve të frymëmarrjes, duke rezultuar me vështirësi në frymëmarrje.

Familja Ademi përballet me çdo mungesë, pasi jetojnë pa asnjë përkrahje të rregullt familare, nuk gëzojnë as ndihmë sociale nga ana e shtetit. Por, akute për familjen Ademi është shëndeti i Jakupit 2 vjeçar. Pasi vuan nga sëmundja e asmës, urgjentisht duhet të sigurohet një aparat për frymarrje që kushton gati 600 euro, një vlerë e papërballueshme për familjen Ademi.

Ky frigorifer ku po shikojnë Sahiti dhe Sadberja e vogël prej kohësh ka ngelur i zbrazur, mungojnë produktet elementare për të jetuar si çdo fëmijë tjetër. Mungon qumshti e të mos flasim për produkte të mishit apo ndonjë produkt tjetër që mund ta quajmë të shtenjt e luksoz.

Me shpresën që ky tregim i trisht i familjes Ademi ka prekur zemrat e çdonjërit nga ne, urojmë që njerëzit e vullnetit të mirë dhe që ua mundëson buxheti familjar të kontaktojnë zonjën Sadije në numrin e telefonit 070 761 609 për të ofruar ndihmën e tyre aq të nevojshme për Jakupin e vogël i cili ka shumë nevojë për të pasur aparatin që i ndihmon të merr frymë, shkran FLAKA

Të rritesh jetim, është drama më e thellë e më e dhimbshme që mund të përjetojnë fëmijët, pasojat e së cilës lënë mjerisht gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e tyre. Çajupi e ka thënë shumë bukur se “përkëdhelitë e nënës i rrisin çiliminjtë”, çka do të thotë se nëna dhe, pas asaj, babai e, pas dy prindërve, motrat e vëllezërit, janë pjesë e pandashme e peizazhit shpirtëror të fëmijëve; pa ata, ky peizazh detyrimisht zymtohet dhe jetimët ndihen keq, të huaj në mjedisin rrethues, të huaj brenda vetvetes nëse shoqëria dhe sidomos shteti nuk bëjnë çmos për t’ua lehtësuar mungesën e familjes dhe vetminë që rrjedh pashmangësish prej kësaj mungesë sfilitëse.

“Jetojmë në një botë që vuan nga uria, jo vetëm nga uria për bukë por nga uria për dashuri”- ka thënë Nënë Tereza. Sot më shumë se kurrë do të gjente zbatim kjo shprehje sidomos për fëmijët jetimë. Sot më shumë se kurrë të gjithë duhet të jenë solidarë me fëmijët jetimë për t’u falur atyre dashuri, këtë ndjenjë që në jo pak raste e kanë të mohuar nga familjarë të tyre. FLAKA