Advertisment
Në Saraj gjatë kohës së lëvizjes së lirë asgjë nuk është e jashtëzakonshme. Askush nuk e ka me të ngutë, nuk presin radhë para marketeve.
Banorët si zakonisht kryejnë obligimet e tyre, madje ka të atillë që thonë se nuk ekziston fare kjo pandemi. Nuk njohin askënd të prekur me CoVid-19.
Reklame
Përndryshe komuna e Sarajit numëron 24 fshatra dhe mbi 40 mijë banorë:
Lloke ,Krushopek ,Gerçec ,Shishove ,Gullomove ,Matke ,Lubin ,Saraj ,Arnaqi e poshtme ,Arnaqi e Eperme ,Semenisht ,Çajlanë ,Bukoviç ,Raoviç ,Paniçar ,Llaskarcë ,Bojanë ,Kopanicë ,Rashçe ,Radushë ,Vorcë ,Sullare eperme ,Sullare e poshtme ,Kondove.