Jetë mes rrënojash, foshnja lind në kohën e tërmetit në Turqi

Advertisment

Në kohën kur ra tërmeti me madhësi 6.8 ballë në provincën Elazig të Turqisë, një grua solli në jetë fëmijën e saj.

Ngjarja ndodhi në një klinikë private në Elazig. Gjinekologu dhe mamitë mbetën të qeta dhe vazhduan të bënin punën e tyre. Njëra nga mamitë u kujdes për të porsalindurin.

Reklame

“Unë nuk mund të lija nënën dhe foshnjën. Më duhej të qëndroja i qetë dhe të mos kisha panik për sigurinë dhe shëndetin e nënës, fëmijës dhe stafit.

Për fat të mirë, edhe nëna, ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore ”, tha gjinekologu Nilai.