Jetmira nga Zvicra s’ka mundësi ta vizitojë vendlindjen ja arsyet?

Advertisment

Që nga dita e sotme, Kosova nuk është më në listën e karantinës së Zvicrës. Megjithatë, çmimet e larta të biletave për fluturimet e zbehin gëzimin e shtetasve të dyfishtë. Ky rast është edhe me Jetmira Avdilin (26).

Pas gati tetë muajsh, Jetmira Avdili më në fund duhej të realizonte një ribashkim të madh me familjen e saj në Kosovë. “Kur të premten dëgjova se Qeveria Federale po e largonte Kosovën nga lista e karantinës, dashta të rezervoj një fluturim për në Prishtinë, ku edhe jeton familja ime”, rrëfen 26-vjeçarja nga Zvicra Lindore për “20 Minuten”. Gëzimi ishte “i madh”: “Isha jashtëzakonisht e lumtur që pas një kohe kaq të gjatë do të mund të vizitoja gjyshen time dhe pjesën tjetër të të afërmve”.

Reklame

Megjithatë, gjendja e lumturisë u zbeh shumë shpejt kur Jetmira i shikoi çmimet e biletave në portalin e rezervimeve të linjës ajrore: “Mbeta pothuajse pa fjalë sepse çmimet e fluturimeve për në Kosovë aktualisht janë jashtëzakonisht të larta. Një fluturim kthimi për në Prishtinë kushton deri në 1,000 franga. Kjo është pothuajse katër herë më shumë sesa kam paguar për rrugën, përpara krizës së koronavirusit”.

26-vjeçarja e vlerëson këtë çmim “tepër të lartë”: “Si shumë nga miqtë e mi, edhe unë duhet të ruaj para për momentin, për shkak të krizës së koronavirusit. Mendoj se është brutale që linjat ajrore po përfitojnë nga situata aktuale”. Ajo do të presë të rezervojë derisa fluturimet të jenë përsëri më të lira: “Jam e pikëlluar që nuk po mund ta shoh akoma familjen time, por thjesht, tani nuk mund t’i blej biletat e avionit”.

“Shumë kosovarë të tjerë vendas, të cilët jetojnë në Zvicër, janë gjithashtu të zhgënjyer për çmimet e fluturimeve”, thotë Jetmira, informon Shtegu.com. Pasi të premten zbuloi zhgënjimin e saj me situatën aktuale në Instagram, ku ka pothuajse 8,000 përcjellës, ajo mori reagime të shumta nga ta. «Shumë më kanë shkruar se edhe ata i konsiderojnë çmimet tepër të shtrenjta. Shumica e tyre janë me të vërtetë të zemëruar dhe tani po presin të rezervojnë”.

Arsyeja për çmimet e larta është “çmimi dinamik”, siç tha Andreas Meier, zëdhënësi i Edelëeiss për “20 Minuten”. “Me një çmim dinamik, çmimet për fluturimet bazohen në ofertë dhe kërkesë dhe zbatohen në të gjithë gamën tonë”. Kushtet lëvizin “brenda një kufiri të sipërm dhe të poshtëm të përcaktuar”.

Meier konfirmon se kërkesa për fluturime në Kosovë me Edelëeiss është rritur dukshëm. Kompania ajrore e shpjegon këtë me “karantinën jo të detyrueshme dhe sezonin e festave të vjeshtës”. Sidoqoftë, fluturimet nuk janë rezervuar plotësisht: “Përdorimi i avionit në linjat në fjalë është i mirë, por ne ende kemi vende të lira”, transmeton Shtegu.com.

Tani Edelëeiss ofron pesë fluturime shtesë për në Prishtinë këtë javë, siç thotë Meier. “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër në të ardhmen dhe të hartojmë ofertën tonë sipas kërkesës”./Shtegu.com