“Jetojmë pa panik, sepse nuk kemi televizor”, izolimi për familjen Lozana nuk është diçka e re (VIDEO)

Advertisment

Familja Lozana nga Shkupi nuk ka televizor në banesën të cilën jetjonë. Irena Lozana thotë se asnjëherë nuk sheh lajme, ndoshta gjatë gjithë vitit vetëm dy herë sheh lajme. Për gjendjen me virusin korona thotë se informohen nga interneti ku edhe i zgjedhin informatat.

“Nuk kemi televizor, sepse edhe kur kishim shumë rrallë e shikonim. Kur nuk ke televizor, në internet mund të zgjedhësh çfarë informacioni do të dëgjosh dhe do të shohësh dhe nuk je e detyruar të ngarkohesh me informacione negative, që shpesh i dëgjojmë në televizionet tona”, tha Irena Lozana.

Reklame

Lozana thotë se për prindërit me fëmijë me autizëm, izolimi nuk është diçka e re, por se kësaj here ishte e vështirë t’ju shpjegohet se përse nuk do të dalin jashtë.

“Në fillim ishte pak e vështirë deri sa të kupton se nuk do të dalim jashtë, e kisha patjetër t’i lëshoja disa video që gjeta në internet dhe duhej që vizualisht t’i tregoja se përse nuk do të dalim jashtë , nuk shkojmë në shkollë, që të kuptojnë se virusi është në pyetje. Pastaj shumë lehtë u gjendëm me atë se si t’ja shpjegojmë gjithë konceptin”, tha Irena Lozana

Ne këtë kohë fëmijët kanë mësuar edhe të gatuajnë, të qepin e të bëjnë shumë gjëra së bashku.

“Ne kalojmë shumë mirë në shtëpi .Me fëmijët shkon mirë , në përgjithësi secili kryen punën e tij, luajnë se bashku, qëndrojnë në kompjuter, ngjyrosin dhe po mendoj se tani i kemi harxhuar të gjitha idetë që kishim. Në çdo rast çdo dite bëjmë diçka të re dhe nuk kemi diçka problem ose presion”, tha Irena Lozana

Irena Lozana rekomandon prindërve që këtë periudhe izolimi ta shohin si diçka pozitive, të kalojnë më shumë kohë me fëmijët, të kujdesen, të buzëqeshin së bashku dhe të jenë më kreativ.