Jeton me mamin dhe ka një kopje të librit të Hitlerit, kush është burri që goditi me shuplakë Macronin

Burri që goditi me shuplakë Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, është një 28-vjeçar që jeton me nënën e tij dhe që zotëron një kopje të librit të Adolf Hitler, “Mein Kampf”.

Sipas policisë franceze, i riu i identifikuar vetëm si Damien T., pasi goditi Macronin bërtiti “Montjoie Saint Denis”, një thirrje e vjetër mbretërore lufte.

Reklame

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Damienit, policia gjeti edhe armë, një flamur sovjetik, romane fantashkencë, novella grafike japoneze dhe lojra simulimi ushtarak.

Në profilin e tij në Instagram, 28-vjeçari shihet i veshur me armatura dhe duke mbajtur shpata. Sipas burimeve të “Le Parisien”, ai jeton në një botë paralele, të përbërë nga lojra me kostume dhe simulime betejash mesjetare.