Jeton në Gjermani, EVN çdo muaj i sjell faturë mbi 2000 denarë

Advertisment

Maqedonia është shteti i vakive, Qytetari shqiptar me prejardhe nga fshati Trebosh i Tetovës rrëfen për Tetova1 problemin që ka me faturat e rrymës. Habia është se ai jeton në Neuburg të Gjermanisë por që faturat e shtëpisë në Maqedoni i vijnë sikur të jetonte këtu.

“Ka kohë të gjatë që nuk kemi ardhur në Maqedoni shkaku i pandemisë por që EVN nuk e “ndal” orën e rrymës për ne, ndonëse të gjitha pajisjet i kemi të shkyçura nga rryma” shprehet qytetari i revoltuar i cili dëshiron të ngel anonim për opinionin.

Reklame

“Çdo muaj na vijnë fatura të me shuma të ndryshme të energjisë, ku mesatarja nëse merret është afër 2000 denar në muaj. Se di se si mund të ndodh kjo, kjo është vjedhje klasike” shprehet më tej qytetari.

Problem me çmimin e energjisë elektrike dhe çmimet e krypura kanë një numër i madh i qytetarëve të Tetovës. Ndërkohë që për muaj me rradhë çdo të premte organizohen protesta kundër çmimit të energjisë elektrike që paguajnë qytetarët nga lëvizja “Boll Më”