Jim Belushi ka një kërkesë të veçantë për fansat e tij shqiptarë

Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Jim Belushi, kohë më parë ka pranuar rrënjët shqiptare. Lidhur me këtë, ai foli edhe në statusin e tij të fundit në Twitter, ku shprehur dëshirën që të njohë sa më shumë shqiptarë kudo në botë.

Në postimin e tij, Belushi kërkon nga fansat me origjinë shqiptare që ta shpërndajnë sa më shumë, në mënyrë që të krijojë lidhje të afërta me ta.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar ylli i Hollywood-it.

Jim Belushi njihet për rolet e shumta në projektet kinematografike, me të cilat ka arritur sukses të madh në karrierën si aktor.