Jo më transport falas për pensionistët

Advertisment

Për shkak të sigurisë së qytetarëve para së gjithash më të moshuarve sërisht është shfuqizuar transporti falas i pensionistëve.

Si arsyetim për këtë vendim është rrëmuja që këtyre ditëve mund të vërehej në autobusët e kryeqendrës.Vendimi mbështetet nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

Reklame

“Është mirë që u shfuqizua ky vendim për pensionistët .Edhe un jam pensionist por për 35 denarë nuk dua të infektohemi”.

“Nuk është mbajtur distanca mes qytetarëve që kanë shfrytëzuar transportin publik, ky ka qenë mendoj arsyetimi për shfuqizim”.

“Frigohem nga virusi dhe për këtë arsye edhe nuk e kam shfrytëzuar transportin publik” –thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

NQP bënë thirrje për shfrytëzim racional të transportit. Mbajtja e maskës është obligim i patjetërsueshëm.

Vozitësit dhe kontrollorët kryejnë kontrolle për zbatimin e masave,ndërsa personat që nuk do respektojnë këtë vendim nuk do lejohen të shfrytëzojnë transportin publik.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov thotë se nuk duhet impovizuar kur është në pyetje “Covid 19”.

I pyetur se a po shqyrton shtabi i krizës ndonjë masë nëse vjen deri te rikthimi i karantinës në Shkup,ai tha sa po punohet në të gjitha skenaret.

“Po punohet për të gjitha skenaret e mundshme të cilat janë të patjetërsueshme. Unë sinqerisht shpresoj se do kemi sukses në vendosjen e kontrollit. Testimi i mbrëmshëm dhe numri i shtuar i të prekurve është rezultat i testimeve të targetuara që do të thotë se nga aspekti epidemiologjik kemi kontroll mbi bartësit potencial të virusit dhe izolimi i kontakteve të tyre jep mundësi që të kufizohet mundësia për përçim të virusit . Pres që targetimi i tillë dhe izolimi i rasteve do sjell që deri në fund të javës numri dalngadalë të ulet” – tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Mënyra e vetme për tu mbrojtur është respektimi i rekomandimeve tha Shilegov,i cili shtoi se pret që së shpejti të hapen edhe çerdhet dhe të startojë viti shkollor dhe do duhet që të gjithë ne të mësohemi me regjimin e vetmbrojtjes nga “Covid 19”