Jo mësimit online, mos i izoloni fëmijët

Advertisment

Muhamer Pajaziti

Qeveria e Maqedonisë pa llogaritur pasojat dhe disavantazhet synon të sjellë vendim për mbajtjen e mësimit online. Vërtet egziston rreziku nga pandemia, por duhet përgatitur protokole që mundësojnë mbarvatjen e mësimit nëpër shkolla.

Reklame

Nga përvoja e mësimit online kemi vërejtur se shumë arsimtarë dhe mësues (jo të gjithë) nuk ishin të përgatitur apo nuk e kanë integruar teknologjinë në rutinën e tyre të përditshme. Këtu nuk po i fajësojmë mësuesit, sepse jetojmë në një shtet të pa zhvilluar dhe ata nuk i kanë kushtet dhe mundësitë për ta zbatuar këtë metodë mësimi.

Neve vetë si prindër kemi vërejtur se një pjesë e madhe e shkollave në mungesë të kushteve dhe trajnimit të posacëm të arsimtarëve, nuk kanë zhvilluar mësimin përmes video-ve duke përdorur platformat si google classroom, zoom e të tjera.

Disa mësues dhe arsimtarë e kanë zhvilluar mësimin duke i përdorur pjesërisht platformat e lartëpërmendura, por duke përdodur vetëm power pointin.

Një pjesë e arsimtarëve që janë kycyr online janë ankuar se një pjesë e madhë e nxënësve nuk kanë marrë pjesë në këto ligjerata. Disa për shkak të mungesës së internetit, disa për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme teknologjike.

Kryesisht, mësimi është zhvilluar përmes viber-it, në stilin sot duhet ti zgjidhni detyrat në librin e matematikës nga faqja 10 deri në faqen 12. Fatmirësisht, rolin e mësuesve dhe arsimtarëve e kanë luajtur një pjesë e prindërve në shtëpi.

Por, nuk është vetëm kjo, nxënsve ju mungon jeta sociale, shoqërimi me shokët e klasës, mësimi interaktiv, komunikimi, sado qoftë në distancë dhe duke respektuar protokolet që do duheshin hartuar. Me një fjalë, mësimi online mund të krijoj sensin e izolimit të të rinjve.

Në shkollë, nxënësit mësojnë se si të bëhen miq, të jenë të durueshëm, të heqin qafe zhgënjimin dhe veçanërisht të konkurrojnë. Konkurrenca midis shokëve të klasës mund të jetë shumë stimulues dhe me përfitime të shumta. Mësimi në internet nuk mund të ofrojë ndërveprim njerëzor.

Si përfundim, mësimi në internet duhet të shihet si dicka plotësuese dhe shtrirje e formave klasike të të mësuarit. As kursi më i mirë në internet nuk mund të zëvendësojë plotësisht kontaktin personal me një mësues, ose marrëdhëniet njerëzore që zhvillohen në një grup. Pra, klasat tradicionale nuk duhet të zëvendësohen me mësimin në internet.