Jo provime në verë; Studimi: Rezultate të këqija në mot të nxehtë

224

Tashmë, është një studim që e konfirmon: në vitet me mot më të nxehte se normalja, nxënësit nuk dalin mirë në provime. Raporti i disa universiteteve amerikane, përfshirë atë të Harvard tregon se ka një lidhje domethënëse mes temperaturave te larta dhe rezultateve me të dobëta në shkollë.

Testimet e kryera mbi 10 milionë gjimnaziste amerikane përgjatë 13 vitesh dëshmuan qartë se moti i nxehtë ka ndikim negativ tek rezultatet shkollore. Një përgjigje praktike ndaj kësaj situate mund të jetë sipas ekspertëve përdorimi i ajrit të freskët të kondicionuar.

Studentët që jepnin provime në vere janë ankuar me kohë se i nxehti i madh nuk i lejonte të përqendroheshin siç duhet. Por kjo përbën të parën herë që provohet në mënyrë shkencore një lidhje e tillë.

Studimi i publikuar nga Byroja Federale Amerikane e Kërkimeve Ekonomike le të kuptohet se nxënësit kishin rezultate më të dobëta në vitet e nxehtë dhe më të mira në vitet me të ftohtë.

Kërkuesit kanë llogaritur se për çdo rritje të temperaturës mesatare me 0.55 gradë ka 1% rënie të aftësisë për të mësuar. Kjo e fundit dallohej që kur temperatura rritej mbi 32 gradë Celsius e pastaj vihej re edhe me tepër kur kapërcente 38 gradët.

Top Channel