Jo se më prishen flokët, futbollisti francez refuzon të godasë topin me kokë

Advertisment

Hatem Ben Arfa është një nga futbollistët me cilësitë teknike më të mira në botë. Talenti i tij është i padisutueshëm, por karakteri ka qenë ai që e ka penguar të bëjë hapin e madh në karrierë.

Sulmuesi francez ka qenë pjesë e ekipeve të njohura si Newcastle dhe PSG, por nuk ka mundur dot të tregojë veten.

Reklame

Së fundmi, ai ka gjetur ekipin e ri, teksa  ka firmosur për Valladolid në La Liga, skuadër që ka si pronar Ronaldo Fenomenin.

Ditën e sotme është bërë edhe prezantimi i tij në stadium duke bërë disa lëvizje me topin.

Por francezi, duket se e ka shumë të rëndësishme pamjen e jashtme, aq sa ka refuzuar të bëjë disa goditje të topit me kokë.

Arsyeja e vetme ka qenë fakti se Hatem Ben Arfa nuk dëshironte që t’i prisheshin flokët. Video po bën xhiron e rrjeteve sociale…