Jo vetëm 100 mijë euro për të prekurit, Ermal Fejzullahu bën gjestin human për familjen e dy vëllezërve shqiptarë të Kosovës

103

Familja Fejzullahu nuk do t’i ndalë gjestet humanitare për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Pasi Ermal Fejzullahu dhuroi 100 mijë euro për t’ju ardhur në ndihmë atyre personave që mbetën pa shtëpi nga mëngjesi i tri shtuar i 26 nëntorit, një tjetër veprim human vjen nga Ermal Fejzullahu.

Sipas, Prive.al Ermal Fejzullahu do t’i ndërtojë shtëpinë në Gjilan familjes së dy vëllezërve që hu mbën jetën nën rrë nojat e një hoteli në Durrës si pasojë e tërmetit të fuq ishëm 6.4 ballë.

Dy vëllezërit nga Kosova, Shemsedin dhe Isa Abazi hu mbën jetën trag jikisht në Durrës, pasi kishin ardhur në Shqipëri për të punuar. Ata kanë lënë pas 6 jetimë dhe familja e tyre jeton në kushte të vështira ekonomike.

Ermali do t’ju vijë në ndihmë duke ju ndërtuar shtëpinë, ndërkohë edhe reperja Tayna ka apeluar për ndihmë për këtë familje në emisionin “NIN” të Alaudin Hamitit. Ajo ka deklaruar se të ardhurat nga koncerti i ardhshëm i saj do të shkojnë për këtë familje.