Jo vetëm partnerja e Ledrit, Sara Hoxha zbulon se është mbesa e akrobatit të njohur shqiptar

Advertisment

Ajo është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të momentit, për shkak të lidhjes me këngëtarit Ledri Vula.

E kemi fjalën për Sara Hoxhën, e cila së shpejti pritet të sjellë në jetë një fëmijë me reperin.

Reklame

Sara dhe Ledri gjatë kësaj periudhe kanë qenë tepër aktiv në rrjete sociale, ku kanë ndarë me fansat shumë foto e video. Së fundmi me anë të një postimi në “Instagram”, Sara ka kujtuar katër vjetorin e ndarjes nga jeta të gjyshit. Gjyshi i saj nuk është i padëgjuar, pasi ai është mjeshtri shqiptar i cirkut Telat Agolli.

“Janë bërë 4-vite tashmë dhe unë ende nuk mund ta besoj që ti nuk je më me ne. Ti je legjenda jonë dhe do të jesh gjithmonë gjysh”, shkroi Sara.

Ndërkaq kujtojmë që Telat Agolli, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në SHBA dhe ishte ndër të parët artistë akrobatë në Trupën e Estradës së Tiranës.