Jo vetëm Perëndimi, Wuhani i kërkon shpjegime Pekinit për COVID-19

Advertisment

Një nga pyetjet e banorëve në Vuhan është ajo që ndodhi me sistemin e kontrollit të sëmundjeve paralajmëruese, që Kina zhvilloi dhe ngriti pas shpërthimit të Sars, 17 vjet më parë.

Të tjerë pyesin pse mjekët e parë të Vuhan që ngritën alarmin për virusin u heshtën nga policia lokale.

Reklame

‘Kina harxhoi miliona dollarë në sistemin e paralajmërimit të sëmundjeve infektive. Pse dështoi?’- tha Tian, një përfaques shitjesh në një kompani që shet drona. ‘Nëse nuk ka përgjigje dhe sinqeritet, do të vijë një krizë tjetër që do të jetë edhe më e ashpër.’

Që prej shfaqes dhe shpërthimit të Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, Kina ngadalë ka ulur numrin e infektimeve dhe vdekjeve, në shkallë vendi. Më në fund, pas 76 ditësh, Kina hoqi lehtësoi kufizimet kryesore, në 8 Prill.

Por kritikët, si intelektualë kinezë, ashtu edhe politikanë perëndimorë, kanë listuar shenja të një mbulimi të qeverisë, në fazën e fillimit të shpërthimit të virusit. Disa prej tyre fajësojnë Partinë Komuniste të Kinës dhe presidentin Xi Jinping, personalisht. Vetë Xi u fokusua në kontrollin e sëmundjes dhe fajsoi tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra, me virusin që mendohet se kaloi te njerëzit nga një kafshë, ndoshta e lidhur me një tregjet e hapura në Ëuhan.

Sidoqoftë, pjesa tjetër e banorëve, kanë shumë më pak kritika për qeverinë dhe madje kanë lavdëruar aftësinë e Pekinit për përballimin dhe menaxhimin e krizës. Në rrugë, banorët e Vuhan rezervuan kritikat e tyre përsa i përket mungesës së besueshmërisë të zyrtarëve të qeverisë, ndërsa ngritën çështje të transparencës dhe përgjegjshmërisë. Një nga rastet më të famshmë ishte ai i Li Wenliang, një okulist 34-vjeçar, i cili paralajmëroi kolegët dhe miqtë në një grup në internet, për një numër rastesh ‘të ngjashëm me Sars-in’ në spitalin e tij.Për këtë ai u disiplinua nga policia në fillim të janarit për ‘publikim informacionesh të pavërteta’.

Li më vonë u infektua nga virusi dhe vdiq në fillim të shkurtit. Për shumë njerëz, vdekja e tij simbolizoi mosveprimin e qeverisë në fazat e para të shpërthimit dhe mungesën e lirisë së fjalës, madje edhe për çështje me shqetësim të madh publik.

‘Gjëja që më preku më shumë ishte vdekja e doktor Li Wenliang,’- tha një mjek në Spitalin Zhongnan në Ëuhan, i cili u identifikua vetëm me mbiemrin e tij, Wang. ‘Unë mendoj se Li ishtë një njeri i mrekullueshëm.’ Duke e quajtur eksperiencën e Li-së ‘shumë të padrejtë’, Wang, 26 vjeç, tha që ai do të bënte të njëjtën gjë nëse do të përballet me një situatë të ngjashme në të ardhmen.

‘Duke mësuar nga doktor Li Wenliang, unë mendoj se shumica e mjekëve do të bëjnë të njëjtën gjë,’- tha Wang. Ai shtoi se pandemia tregoi se si sistemi politik i Kinës ka “trajtuar si të pavlefshme” ekspertizën mjekësore, por ai tani pret që kjo gjë të ndryshojë për mirë. ‘Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk është një organ qeveritar dhe nuk ka fuqi vendimmarrëse,’ tha Wang. ‘Kjo është një e metë e madhe e sistemit tonë, në krahasim me ato të vendeve të tjera.’

Në dallim nga homologu i saj amerikan, CDC e Kinës është një institut kërkimi i lidhur me Komisionin Kombëtar të Shëndetit, i cili është një organ ministror. Prandaj nuk ka asnjë fuqi vendimmarrëse ose autoritet të bëjë njoftime të rëndësishme shëndetësore. Shqetësime të ngjashme ndjekin Stephen Cheng, një banor 30-vjeçar Wuhan, gruaja shtatzëne dhe babai i të cilit u infektuan me koronavirus.

‘Nëse autoritetet do të vizitonin ndonjëherë spitalin ose të bisedonin me mjekët, ata do të dinin se sa pacientë ndodheshin dhe do të kishin marrë masa paraprake më herët,’- tha Cheng.

‘Unë besoj se numri i të vdekurve është më i lartë, por nuk mund të përcaktoj një numër,’- tha ai. ‘Vendet e tjera gjithashtu kanë problemet e tyre, por unë mendoj se ata bëjnë një punë më të mirë në respektimin e individëve,’- tha Cheng. ‘Në Itali ata publikuan kaq shumë prej të vdekurve [nga sëmundja] në gazetë. Por Kina nuk do ta bënte këtë, madje do të fshehte numrat e vërtetë.’

Ndërsa kritikët dyshojnë për veprimet e qeverisë, autoritetet po kontrollojnë nformacionet në median sociale