Johnson: Britania në momente kritike nga COVID19

Advertisment

Britania e Madhe po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Lidhur me situatën e krijuar nga pandemia në këtë vend, kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e djeshme se rritja e rasteve me COVID-19 tregoi pse qeveria ishte detyruar të vendoste kufizime të reja.

Reklame

Johnson tha para mediave se Britani është në një moment kritik, ndërsa theksoi se nuk dëshiron që të rikthejë karantinën e muaj mars.

Në vend të kësaj ai i nxit njerëzit të “ndjekin udhëzimet dhe të frenojnë përhapjen e virusit”. Po ashtu, ai shtoi se është “shumë herët për të treguar” se çfarë efekti do të kenë masat e reja në shifrat e transmetimit te virusit tek qytetaret.

“Unë e di që disa njerëz do të mendojnë se duhet të heqim dorë dhe ta lëmë virusin të marrë rrjedhën e tij pavarësisht nga humbja e madhe e jetëve që potencialisht do të sjellë. Më duhet të them se nuk jam plotësisht dakord.

Nuk mendoj se kjo është ajo që duan britanikët. Unë nuk dua të kthehem në izolim kombëtar. Ajo që nuk po bëjmë për momentin është kthimi në situatën që patëm në mars. Unë me të vërtetë nuk dua ta bëj këtë, nuk dua të kthehem në një izolim kombëtar ku udhëzimi është të qëndrosh në shtëpi”,- Johnson/ Opinion.al