Johnson: I shqetësuar që mijëra familje janë pa energji elektrike për shkak të stuhisë

Mijëra familje në Mbretërinë e Bashkuar janë ende pa energji, për shkak të stuhisë “Arwen” që goditi vendin.

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se është shumë i shqetësuar për këtë fakt.

Sipas Shoqatës britanike të Rrjeteve të Energjisë (ENA) rreth 4.700 shtëpi në të gjithë Anglinë Veriore dhe Skoci janë ende pa energji elektrike, më shumë se një javë pasi stuhia goditi vendin.

Johnson tha se qeveria është e gatshme të mbështesë më tej punën e rimëkëmbjes në çdo mënyrë.

“U jam mirënjohës të gjithëve për përpjekjet e palodhshme të ekipeve të urgjencës dhe vullnetarëve në terren, por mbetem i shqetësuar se më shumë se 4.700 familje janë ende pa energji elektrike”, tha ai në Twitter.

Meteorologët parashikojnë se temperaturat e ulëta, të shoqëruara me erëra të forta do të vazhdojnë në të gjithë rajonin.

Klan News