Johnson për COVID-19: Ka dritë në fund të tunelit

Advertisment

Kryeministri britanik, Boris Johnson, sot deklaroi se kishte dritë në fund të tunelit në lidhje me luftimin e COVID-19, teksa Anglia hyri në bllokimin e saj të dytë – për katër javë – për të parandaluar një numër në rritje të rasteve dhe vdekjeve nga virusi.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe administratat e devoluara po punojnë së bashku në një qasje të përbashkët për periudhën e Krishtlindjes, sepse të gjithë duam të sigurojmë që familjet mund të bashkohen, kudo ku jetojnë”, tha ai gjatë një konference për media.

Reklame

“Këshillat që kam marr sugjerojnë që katër javë janë të mjaftueshme që këto masa të bëjnë një ndikim real, dhe këto rregulla të skadojnë. Ka dritë në fund të tunelit”.