Anthony Joshua pritet t’i pranojë rreth 18 milionë euro për t’u tërhequr dhe për ta lejuar zhvillimin e një meçi unifikues mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, sipas mediave britanike.
Joshua ishte pajtuar me Uysk për një rimeç, pasi i humbi titujt e botës në kategorinë e rëndë pas disfatës ndaj ukrainasit në shtator të vitit të kaluar.
Megjithatë, The Daily Telegraph raporton se Joshua është i gatshëm ta pranojë marrëveshjen fitimprurëse për t’u tërhequr nga lu fta, me mirëkuptim se ai pastaj do të lu ftojë kundër fituesit të meçit Fury – Usyk.
Se kur do të ndodhë kjo ndeshje nuk është aspak e qartë, edhe pse ajo do të mbahej në Lindje të Mesme, sipas mediave britanike.
Kjo përkundër faktit se Stadiumi i Cardiffit ishte rezervuar për zhvillimin e meçit të planifikuar të Furyt më 26 mars.
Fury e mban titullin në WBC, ndërsa Usyk në WBA, IBF, WBO dhe IBO. Fituesi i lu ftës mes tyre do t’i unifikonte të gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë.
/Gazeta Express/