K15 për administratën shtetërore, Qeveria miratoi marrëveshjen

Advertisment

Në Seancën e 6-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u miratua marrëveshja kolektive me të cilën administratës shtetërore i mundësohet K-15, transmeton Portalb.mk.

Sipas Qeverisë, pas vitit 1995-të, kjo do të jetë Marrëveshja e parë qytetare për punonjësit e administratës dhe organet e drejtësisë

Reklame

Me këtë, administrata do të arrin të drejtën e K-15, shpenzimet për udhëtim, akomodim natën gjatë udhëtimeve zyrtare në vend, të drejtën e ditëve të pushimit të paguara për arsye personale dhe familjare deri në shtatë ditë pune në vit, të drejtën e pushimit pa pagesë, sqarojnë nga Qeveria e RMV-së.