K0nfiskohen 16,5 tonë cigare dhe 13 tonë duhan në Tabanovc dhe Bogorodicë

74

Drejtoria D.oganore në vendkalimin kufitar Tabanovc me Serbinë fqinje ka k.onfiskuar 16,5 tonë cigare dhe në Bogorodicë me Greqinë fqinje parandaloi te.ntim për hyrje il.egale të 13 tonë duhan në fletë të dedikuara për shitje il.egale në tregun e RMV-së, informoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski, njofton Koha.mk

Në vendkalimin Tabanovc, siç kumtoi ai, më 28 maj të vitit 2019, në kontroll të mjetit transportues është konfirmuar se i njëjti përmban një mijë pako me cigare ile.gale, me peshë totale prej 15.000 kilogramë. Në secilën pako ka pas të paketuar nga 50 steka me cigare ose gjithsej dhjetë milionë cigare, me peshë prej rreth 1.500 kilogramë ose gjithsej një milionë cigare.

Siç bëri të ditur Tanasoski, bëhet fjalë për cigare të brendit kinez „Ashima luhoru size“ dhe „Marble de luhe“.

Ai bëri të ditur se kundër kryesve të kësaj vepre janë ngritur padi adekuate penale.

Tanasoski vlerëson se nëse cigaret, gjegjësisht duhani hynin në tregun vendor buxheti i shtetit do të dëmtohej për rreth një milionë euro.

Për aksionin paraprak të policisë kur ishin konfiskuar 12 tonë duhan i prerë ilegal në Shkup, ai tha se në rastin ku ka pasur konfiskim të duhanit në fletë dhe duhani i prerë bëhet fjalë për fshehjen e të dhënave të cilat janë lidhë në brendi të shtetit ku drejtoria doganore nuk ka kompetencat e tij dhe pikërisht për këtë rastin e ka marrë në duar policia financiare. Momenti kur kryhet vepra penale është transformimi i duhanit në fletë në duhan të prerë, gjegjësisht kjo, siç tha, është momenti i shfaqjes së borxhit të akcizës, kur duhani bëhet e dhënë aksionale.

Shtoi se deri më tani pas atyre të dhënave të cilat i kanë, të punësuar në Drejtorinë Doganore nuk e kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, por, siç tha, “nëse gjatë hetimit del se ndonjë person këtë e ka bërë ne do të veprojmë sipas procedurave të brendshme të Drejtorisë Doganore sepse kemi sektor të veçantë i cili i kryen ato hetime të brendshme dhe do të veprojmë sipas gjetjeve”. (koha.mk)