Ka 13 vite që nuk e konsumon mishin e kuq, Sabri Fejzullahu: Çelësi i vitalitetit është të mos hash atë që ke qejf

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, shquhet për vitalitetin e tij dhe të qenit në top formë, ani pse ka shtatë dekada mbi supe.

I pyetur për çelësin e jetëgjatësisë, këngëtari i hitit “Pranvera në Prishtinë” thotë se jeta e shëndetshme dhe kujdesi në ushqim e bëjnë që të ruajnë freskinë edhe në pleqëri.

Reklame

Në një intervistë të fundit për “prive”, Sabriu tha se sekreti qëndron në të konsumuarit sa më pak ushqim.

“Çelësi i vitalitetit është të mos hash atë që ke qejf dhe mundësisht sa më pak të hash në jetë është aq më mirë”, theksoi ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse ka ndonjë kategori të ushqimit që nuk e konsumon fare, ai tha se është mishi i kuq përbërësi që ka eliminuar përfundimisht nga tavolina e tij e të ngrënit.

“Ka ushqime që nuk i konsumoj, që 12-13 vite mish të kuq fare nuk ha”, deklaroi këngëtari i hiteve të shumta.

Në po të njëjtën intervistë, ai i kërko falje publike bashkëshortes së tij, Nera, për faktin që ia ndërpreu dëshirën për t’u marrë me muzikë në rininë e saj.

Sabriu tha se në atë kohë e kishte bërë nga xhelozia, gjë për të cilën është penduar shumë.