Ka mbi 30 vite që punon por është pa shtetësi 54 vjeçari nga Kërçova rr ezikon të mbetet pa pension (VIDEO)

Advertisment

54 vjeçari Abdulfeta Zeqiroski, ka lindur, është rritur dhe vepron në Kërçovë, por nuk ka shtetësi të RMV-së. Ai prej 24 vitesh është i martuar me shtetase të Maqedonisë dhe për këtë posedon edhe certifikatë martese. E gjithë familja posedon shtetësi, përveç tij.

“Nga viti 1993 kam problem me institucionet. Në polici ua dorëzoj dokumentet nuk mi marrin të mi dërgojnë në Shkup për shtetësinë. Gjatë gjithë kohës më kërkojnë diçka të pa mundur, më kërkojnë të kërkoj dokumente nga Serbia, por unë nuk kam asnjë lidhje, plus vëllezërit e mi, nëna ime, motrat e mija të gjithë kanë marrë shtetësi, kurorëzim. Ushtrinë këtu e kam kryer, në shkollë këtu kam qenë”, u shpreh Abdulfeta Zeqiroski.

Reklame

Ai që nga mosha 18 vjeçare merret me prodhimin e litarit, por rrezikon të mbetet pa pension pasi për shkak dokumentacionit nuk ka mundur të paguaj kontributet.

“Ja 30 vite punoj, por nuk mundem as kompaninë ta lajmëroj as asgjë, ndërsa duhet nga dika të ekzistosh”, tha Abdulfeta Zeqiroski.

Ditë më parë ministri i për punë të brendshme, Oliver Spasovski, pohoi se ka ekip që merret me këtë problematikë, po analizon se sa njerëz janë, cilat janë kushtet dhe çfarë duhet të ndryshohet në ligj që më lehtë të mund të marrin shtetësi.

“Ne kemi dhënë detyra, tashmë po bëjmë analiza se sa njerëz janë, cilat janë kushtet dhe çfarë duhet të ndryshojmë në ligj që më lehtë të vijmë deri tek sigurimi i shtetësisë për këta qytetarë. Po punojmë në këtë plan. Shpresoj se shërbimet që profesionalisht punojnë në këtë çështje, me vendim, e ndoshta ky vendim do të duhet të sillet nga Kuvendi, që përmes një zgjidhjeje ligjore të vijmë edhe deri tek zgjidhja e problemit”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Jozyrtarisht thuhet se në Maqedoninë e Veriut ka me mijëra raste të cilëve u mohohet e drejta e shtetësisë.

Video: