Ka ndërruar jetë edhe i plagosuri i dytë nga përleshja me armë në Shkup

1447
#

Ka ndërruar jetë edhe një nga tre të plagosurit rëndë në incidentin me armë që ndodhi gjysmë ore pas mesnate në afërsi të Prokurorisë Speciale në Shkup, përcjellë INA.

Me këtë, numri i viktimave shkon në dy dhe se dy të tjerë vazhdojnë të jenë nën trajtim mjekësor.

Makina e tyre “Seat” rreth orës 00.30 u sulmua nga një makinë tjetër në lëvizje, me ç’rast nga breshërit e plumbave një person ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyti ndërroi jetë në orët e mëngjesit për shkak të plagëve të rënda.

Nga Qendra emergjente thanë se bëhet fjalë për një 47 vjeçar. “Edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor, i plagosuri nuk ka mundur të mbijetoj nga plagët e rënda”, theksoi për MIA, mjeku Albert Lleshi, udhëheqës i Qendrës emergjente në Klinikat e Shkupit. (INA)