Ka ndërruar jetë në Zvicër haxhi Adili, një jetë kushtuar kombit e fesë

Advertisment

Njoftim

Ju njoftojmë se Haxhi Adil Adili (14.02.1946-17.10.2020) nga Tërnoci i Madh me banim në Netstal të Kt.Glarusit ka ndërruar jetë.
Haxhi Adili ishte bashkëthemelues i BISH-Kt.Glarus, kontribues i përhershëm i të gjitha projekteve dhe anëtar i rregullt e i përkushtuar i BISH-Kt.Glarus.
BISH-Kt.Glarus do ta kujtojë atë si një besimtar të sinqert, e i cili ishte gjithmon bashkëpunues dhe bashkëveprues i denjë në të gjitha rrethanat që u ndodh BISH-Kt.Glarus.
Namazi i xhenazës do të falet sot, më 18.10.2020 në ora 13:30, në xhaminë e BISH-Kt.Glarus në Netstal.

Reklame

Varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij, në Tërnoc të Madh, e që për datën e varrimit do të njoftoheni me kohë.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhenet haxhi Adilin, ndërsa familjes Adili, miqve dhe dashamirëve i shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Bashkësia Islame Shqiptare
Kleinzaun 1
8754 Netstal